Besar Musolli pas 8 viteve rikthehet në futbollin kosovar, prezantohet te Gjilani

Gjilani gjatë ditës së sotme ka prezantuar Besar Musollin, llapjanin, i cili pas 8 viteve rikthehet në futbollin kosovar. Ai te skuadra e Gjilanit vjen nga rradhët e Kukësit, te e cila skuadër ishte transferuar gjatë vitit 2012-të, njofton “infOSport.mk”.

Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tij në futbollin kosovar, pasiqë para transferimit të tij te Kukësi, ai kishte qenë pjesë e skuadrës së Hysit.

Ai me këtë skuadër kishte luajtur për 3 vite, kur KF Hysi ishte një ndër skuadrat më të mira në Kosovë, ndërsa me Kukësin brenda 8 viteve të kaluara ai provoi të fitojë gjithë titukt e mundshëm, titullin kampion, Kupën si dhe SuperKupën e Shqipërisë.

Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit me Kukësin në Superligën e Shqipërisë, do të shpërbleheshin në vitin 2017, kur Musolli ishte ftuar edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe kishte bërë debutimin e tij me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Përvoja e tij e madhe do të jetë e mirëseardhur për Gjilanin, skuadër kjo që këtë vit pretendon titullin e kampionit, edhe përkundër faktit se nuk e nisi aspak mbarë sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply