Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar si një futbollistë i ri i Espanjollit. Fieraku te skuadra nga Katalunja u transferua nga rradhët e Malagas, mirëpo si duket aventura e tij te Espanjolli nuk ka nisur mirë.
Keidi Bare është duke u përballur me një situatë të pazakontë, pasi 23-vjeçari do ta ketë të pamundur që të luajë me skuadrën e Espanjolit, për shkak të rregullave financiare të përcaktuara nga Liga.
Me afrimin e mesfushorit shqiptarë, skuadra “katalunase” tejkaloi pragun e pagave të futbollistëve. Kështu para se Bare të vihet në dispozicion të trajnerit Viçente Moreno, drejtuesit e Espanjollit do të duhet të shesin një futbollist nga kontingjenti aktual. Për këtë arsye, debutimi i mesfushorit, në sfidën e së hënës kundër Real Oviedos është vënë seriozisht në dyshim.
Ndryshe Keidi Bare me Espanjollin ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë nga 500 mijë euro në sezon. Për shërbimet e tij, Espanjolli skuadrës së Malagas i pagoi plotë 2.5 milion euro.