Atalanta transferon sulmuesin e PSV Ajndhoven

Nga tabori i Atalantas edhe zyrtarisht kanë njoftuar për transferimin e sulmuesit, Sam Lamers, i cili në Bergamo vjen nga rradhët e PSV Ajndhoven për shumën e 9 milion eurove, plus 2 milion euro të tjera në formë bonusesh, transmeton “infOSport.mk”.

Ai te skuadra e Atalantas, pjesë e së cilës është edhe mbrojtësi shqiptarë, Berat Xhimshiti, do të veshë fanellën me numër 7.

Holandezi 23-vjeçar refuzoi të vazhdojë kontratën me ekipin e PSV, për shkak hapësirave jo të mjaftueshme, ndërsa e gjithë kjo solli edhe shitjen e tij. Gjatë sezonit të kaluar, Lamers me PSV Ajndhovenin zhvilloi 10 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 1 asist.

Mirëpo kjo nuk është e tëra kur janë në pyetje transferimet e reja te Atalanta, skuadër kjo që së shpejti pritet që ta zyrtarizojë edhe kolumbianin e Gironas, Johan Mohika, i cili veçmë ka kaluar testet mjekësore.

Leave a Reply