Milani me Ibrahimoviçin fluturon që në start (VIDEO)

Milani sezonin e ri në “Serie A” e nisi me fitoren si vendas kundër Bolonjas, 2:0. Që të dy golat në këtë ndeshje për “rossonerët” i realizoi Zlatan Ibrahimoviç, njofton “infOSport.mk”.

Suedezi golin e tij të parë e realizoi në minutën e 35-të, ndërkohë pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë Ibra doli të jetë  i sigurtë nga pika e bardhë, të cilën e kishte përfituar Ismael Benaser.

Skuadra e Stefano Piolit zgjoi shumë optimizëm me rezultatet e arritura gjatë ndeshjeve kontrolluese, ndërsa një gë të tillë e konfirmuan edhe sonte në “San Siro” përballë Bolonjas, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” nga Milano lanë përshtypje shumë të mirë me atë që shfaqën në fushën e blertë.

Leave a Reply