Renditja tabelare pas 6 xhirove të para në LPFMV

Shkëndija pas 6 xhirove të para është skuadra e vetme që nuk ka shijuar disfatë në ndeshjet e Ligës së Parë, ashtu që me plotë meritë kryeson renditjen tabelare, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Ernest Gjokës ka regjistruar 4 fitore dhe 2 barazime, duke grumbullular 14 pikë, ndërsa pas tyre me 13 pikë renditet FC Shkupi.

Skuadra nga Çairi në ndeshjen e javës së fundit në frymën e fundit mundi Renovën, duke mbajtur hapin me Shkëndijën.

RENDITJA TABELARE PAS 6 XHIROVE TË PARANë cilën pozitë ndodhet skuadra e juaj e 💕💕💕

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 21 септември 2020 г.

Vendi i tretë i takon surprizës më të këndshme të këtij fillim sezoni, Borecit, skuadër kjo që në javën e fundit mundi Sileksin në Kratovë, duke e zbritur këtë skuadër në pozitën e katërt.

Vendi i 5-të i takon Makedonija GJ.P me 10 pikë, për të vijuar më pas Rabotniçki dhe Pelisteri në pozitat 6 dhe 7 me nga 9 pikë.

Struga Trim Lum me 8 pikë renditet në pozitën e 8-të, Vardari me 7 pikë mban pozitën e 9-të, ndërsa në 3 vendet e fundit renditen Renova, Akademia Pandev dhe Bellasica.

Leave a Reply