Përballja me Renovën, Krivanjeva: Pikët mbesin në Çair

Shkupi nesër do të përballet me Renovën në Çair në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas humbjes nga Vardari në xhiron e kaluar, skuadra bardheblu është gati që të rikthehet te fitorja, ndërsa para kësaj sfide nga tabori i Shkupit ka folur mbrojtësi Besart Krivanjeva.

“Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Renovs, për të cilin duel jemi përgatitur gjatë gjithë javës. Në ekip mbizotëron një atmosferë e mirë dhe pozitive para kësaj sfide dhe besojmë se pikët do të mbesin në Çair”, ka thënë zëvendës kapiteni Krivanjeva.

Trajneri i Shkupit, Muharem Bajrami për këtë ndeshje ka në dispozicion të gjithë lojtarët. Ndeshja Shkupi – Renova luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30.

Leave a Reply