Mesfushori Eduart Rroca pas një viti e gjysmë ka vendosur të braktis Kukësin dhe të vazhdojë karrierën në Turqi, duke nënshkruar me ekipin e Istanbulspor në ligën e dytë për nga rëndësia në Turqi.
Rroca të enjten zhvilloi ndeshjen e fundit me Kukësin pikërisht ndaj Volfsburgut në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, dhe menjëherë është nisur drejt Stambollit, aty ku pasditën e së premtes u prezantua nga drejtuesit e klubit të Istanbulspor.
Kontrata e Rrocës me Kukësin ishte valide deri në fund të vitit, mirëpo me pëlqim të dyanshëm, palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin, duke i mundësuar fantazistit 27-vjeçar nga Librazhdi, të provoj veten në futbollin turk.
İstanbulspor’a Hoş Geldin #EduartRroca#istanbulspor pic.twitter.com/eBdPRvxIyj
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) September 18, 2020