Tiago Alkantara pas plotë 7 viteve ka vendosur ti thotë lamtumirë Bajernit të Munihut dhe ti bashkohet skuadrës së Liverpullit, transmeton “infOSport.mk”. Spanjolli 29-vjeçar me ekipin nga “Enfilld Roud” ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, ndërsa sipas mediave në Angli Liverpull do të paguajë 20 milion sterlina, plus 5 milion të tjera në formë bonusesh.
Kjo shumë do të paguhet në 4 këste, edhe atë për një periudhë 4-vjeçare.
The moment you’ve all been waiting for…#ThiagoFriday 🤩 pic.twitter.com/s2tOCvnHta
— Liverpool FC (@LFC) September 18, 2020
Alkantara te Liverpulli do të bëhet futbollisti i 3-të më i paguar, pas Virxhil Van Dajk dhe Mohamed Sallah.
Liverpulli dhe Bajerni i Munihut ishin dakorduar që dje, ndërsa sot Tiago arriti në Liverpull, ku edhe nënshkroi kontratën me skuadrën e Jurgen Klop.
Te Liverpulli, Alkantara do të veshë fanellën me №6, ndërsa bëhet përforcimi i dytë i Liverpullit këtë edicion pas Kostas Cimikas.
#⃣6⃣ pic.twitter.com/mr8sXRl7pi
— Liverpool FC (@LFC) September 18, 2020