Besart Ibraimi dalëngadalë po rikthehet ai i vjetri. Bomberi kërçovarë pas abstenimit sezonin e kaluar, kur doli të jetë golashënuesi i dytë te Shkëndija, pas Armend Alimit, kjo edhe për shkak mungesës së tij pas një lëndimi të pësuar, këtë edicion e ka nisur mjaft mbarë, njofton “infOSport.mk”.
Numri 7-të i “kuqezinjëve” ka realizuar 3 gola në 5 xhirot e para të Ligës së Parë, ndërsa dy të tjerë ka shënuar në dy ndeshjet europiane.
Besart Ibraimi shënon dhe një përballje me Totenhamin siguron…Raundi i tretë eliminatorë i Liga EuropaSHKËNDIJA – TOTENHAM Data: 24.09.2020Arena: "Todor Proeski"ora: 19:00
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 17 септември 2020 г.
Pikërisht goli i Besart Ibraimit i mundësoi Shkëndijës sot për të kaluar raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa dhe të sigurojë një super përballje me Totenhamin nga Premierliga Liga Angleze.
Ibraimi golin e vetëm dhe të fitores përballë rumunëve të Botoshani, e realizoi që në minutën e 2-të. Pasi pranoi një asist nga ana e Armend Alimit para zonës kundërshtare, Ibraimi me një parabolë shënoi një super gol, duke mposhtur portierin kundërshtarë Pap.
Super goli i Besart Ibraimit ndaj Botoshani
Super goli i Besart Ibraimit ndaj Botoshani Bomberi kërçovarë paraboloi portierin kundërshtarë, duke shënuar vërtetë një super gol, që në fund i siguroi kualifikimin Shkëndijës për në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa…BOTOSHANI – SHKËNDIJA 0:1(B. Ibraimi 2')
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 17 септември 2020 г.
Ky gol në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Shkëndijës, skuadër kjo që me datë 24 shtator do të përballet me gjigandët anglez të Totenhamit në arenën “Todor Proeski” në Shkup.