Ardian Nuhiu me Dritën e Gjilanit shkruajnë historinë (VIDEO)

Drita e Gjilanit që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, sonte në Shkup ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për në rrethin e tretë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Është ky suksesi më i madh që ka arritur ndonjëherë ndonjë skuadër kosovare në garat europiane, ndërsa përballë gjilanasve ishte skuadra e Sileksit nga vendi ynë, që në këtë mënyrë i bashkohet skuadrës së Renovës, që më herët gjatë ditës së sotme u eliminua nga Hajduku i Splitit.

Drita e Ardian Nuhiut avanson në Shkup përballë Sileksit

Drita e Ardian Nuhiut avanson në Shkup përballë SileksitRAUNDI I DYTË ELIMINATORË – LIGA EUROPASILEKSI – DRITA 0:1(F. Gërbeshi 48' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 17 септември 2020 г.

Drita sonte në arenën “Todor Proeski” shënoi fitore 2:0, me të dy golat e shënuar gjatë pjesës së dytë. I pari që shënoi ishte Fidan Gërbeshi, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 48-të, ndërsa goline dytë e realizoi Ardian Limani në minutën e 80-të. Vlen të theksohet se pak para golit të dytë të shënuar nga ana e futbollistëve të Dritës, Hristijan Grozdanovski i Sileksit u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore Drita siguroi kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Liga Europa, aty ku pas një jave do të përballet me Leginë e Varshavës. (Foto: gol.mk)

Leave a Reply