Prishtina kishte refuzuar Vedat Muriqin kur sulmuesi ishte 17-vjeçar dhe luante për Lirinë e Prizrenit.
Ish-trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj, ka kujtuar detajet kur Muriqi nuk iu ishte bashkuar Prishtinës.
“Me propozimin e Rexhep Gagjollit dhe Skender Shengylit, Muriqi ishte te zyrat e Prishtinës për me nënshkru para se me shku në Shqipëri, mirëpo pse nuk nënshkroi nuk i di detajet”, – deklaroi Sermaxhaj në “KTV”.
“E di që ishte edhe në stadium, e kam parë edhe kur shkoi në zyrë me Rexhep Gagjollin dhe me propozimin e Skender Shengylit, mirëpo pse nuk u dakordun s’e di, kështu është, nganjëherë vështirë është mi parapa sendet, mirëpo e di atëherë ai kishte 17 vjet dhe iku shkoi në Teutë”, – shtoi ai.
Ndërkohë Vedat Muriqi gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua si futbollist i Lacios në Itali, aty ku do të luaj krahë për krahë me një ndër golashënuesit më të mirë, Çiro Immobile.
Sulmuesi prizrenas u transferua në “Serie A’ pas një aventure fantastike që pati me fanellën e Fenerbahçes në Turqi.