45 minutat e para nuk prodhuan asnjë gol (VIDEO)

45 minutat e para në 4 takimet e së dielës në kuadër të javës së 5-të në elitën e futbollit vendor nuk prodhuan asnjë gol, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër dominimit që kishte përballë Vardarit, FC Shkupi nuk arriti të avansojë në arenën “Todor Proeski”. Skuadra nga Çairi në minutën e 28-të arriti që të shënojë në rrjetën e Filip Iliq, mirëpo  goli i Dembo Darboa u anulua me plotë të drejtë.

Dembo Darboa shenon serish, por kete here goli i sulmuesit nga Gambia anulohet me plote te drejte

Dembo Darboa shenon serish, por kete here goli i sulmuesit nga Gambia anulohet me plote te drejte VARDARI – FC SHKUPI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Renova në Tetovë nuk arriti që të shënojë në rrjetën e “romantikëve”, njëjtë sikurse edhe Pelisteri ndaj Makedonija GJ.P në Manastir, ndërkohë në pjesë të parë të barabartë, rrjetat pushuan edhe në Veles, në ndeshjen midis Borecit dhe Akademia Pandevit.

Kujtojmë dje, Shkëndija si mysafir me shifrat 3:0 mundi Bellasicën, ndërkohë Struga Trim Lum i shkaktoi disfatën e parë Sileksit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 2:0.

LPFMV – Java V

Bellasica 0:3 Shkëndija
Struga T&L 2:0 Sileksi
E diel:

             45 minutuat e para

Vardari 0:0 FC Shkupi
Renova 0:0 Rabotniçki
Pelisteri 0:0 Makedonija Gj.P
Boreci 0:0 Ak.Pandev

 

Leave a Reply