Portugalia ka fituar Serbinë me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të grupit B në Kampionatin Evropian për të rinjë që po zhvillohet në Poloni.
Përfaqësuesja serbe e nisi mirë takimit, mirëpo gabimi i portierit Vanja Milinkoviq-Saviq, iu kushtoi me gol në minutën e 37-të, me ç’rast loja mori kahje tjetër, duke u kthyer kështu në favor të portugezëve.
Ai që vulosi fitoren e Portugalisë ishte Fernandesh në minuttën e 88-të.
Në kuadër të grupit B, sonte në program është edhe një ndeshje me Maqedoninë dhe Spanjën që do të përballen nga ora 20:45.