Reprezentuesi belg, Naser Shadli është futbollisti më i ri i skuadrës kampione të Turqisë, Bashakshehir.
Mesfushori i krahut, i cili me përfaqësuesen belge numëron 59 paraqitje dhe 8 gola të shënuar, me skuadrën nga Stambolli ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa klubi i tij i fundit ishte Monako.
Edicionin e kaluar ai luajti në Belgjikë me skuadrën e Anderlhetit në formë huazimi, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Standard Liezh, Mastriht, AGOVV, Tuente, Totenham dhe Uest Bromuiç Albion.
Shadli me eksperiencën e tij të madhe, konsiderohet si një super përforcim për Bashakshehirin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.