Presidenti dhe pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”, ka njoftuar vetë klubi napolitan përmes një komunikate gjatë ditës së sotme.
De Laurentiis mori pjesë të mërkurën në asamblenë e Series A përkrah zytarëve të klubeve të tjera të mëdha italiane, ndërsa testimet e bëra treguan se ai ishte pozitiv.
71-vjeçari e ka ringjallë Napolin që kur e bleu në vitin 2004, pasi klubi kishte shpallur falimentimin dhe kishte rënë në kategorinë e tretë të futbollit italian.
Napoli nuk ka përfunduar jashtë “Top 10” për më tepër se një dekadë dhe ka qenë nënkampion katër herë gjatë kësaj periudhe dhe tri herë ka përfunduar në vend të tretë. Po ashtu Napoli fitoi Kupën e Italisë stinorin e kaluar.
Napoli sezonin e ri në “Serie A” do ta nisë me transfertën ndaj Parmës në “Enio Tardini” më 20 shtator.