Portieri i talentuar kosovar, Arijanet Muriç, karrierën e tij mund ta vazhdojë në futbollin spanjoll.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se portieri titullar i përfaqësueses së Kosovës është shumë pranë transferimit te skuadra e Girona, që garon në La Liga 2.
Muriç, aktualisht pjesë e Mançester Sitit shihet si përforcim i ardhshëm te Girona, pasi nuk arriti që të gjejë veten në Championship te skuadra e Notingham Forest.
Muriç edicionin e kaluar me këtë skuadër regjistroi vetëm 5 paraqitje, 4 prej të cilave në ndeshjet e Championship.
Muriç me Mançester Sitin ka kontratë deri verën e vitit 2024-të, ashtu që me shumë gjasa edhe aventura e tij e rradhës në futbollin spanjoll do të jetë në formë huazimi nga gjigandët anglez.