Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Kuman vazhdon të punojë në “pastrimin” e ekipit tek Barcelona. Sipas “Sin Concesiones”, futbollisti i rradhës që do të largohet nga “Kamp Nou”, është Rafinja.
Për mesfushorin e “katalunasve” interes kanë shfaqur disa skuadra nga Premierliga. Ai së fundmi ishte huazuar te Selta Vigo, ndërsa me Barcelonën është i lidhur deri verën e vitit 2021.
Mirëpo pavarësisht kontratës, Kuman është i gatshëm të lejojë largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Barcelona shpreson të marrë rreth 14 milionë euro për brazilianin.