Albion Ademi nuk ndalet, edhe një “dopietë” tjetër me fanellën e Mariehamn

Albion Ademi po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin finlandez. Talenti shqiptar nuk u lejua të grumbullohej me Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë në 2 sfidat e muajit shtator, teksa ka “shfryrë” të mërkurën me një dopietë tjetër të realizuar me fanellën e Mariehamn, që në kuadër të javës së 13-të barazoi 2:2 me Lahtin.

Skuadra e Mariehamn kishte disavantazh prej dy golave (0:2), mirëpo falë Albion Ademit në fund arritën që të nxjerrin një barazim 2:2.

Ademi golin e tij të parë në këtë përballje e realizoi në minutën e 61-të, ndërkohë 10 minuta më pas i njëjti shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Bomba e Albion Ademit ndaj Lahti

Bomba e Albion Ademit ndaj Lahti Albion Ademi nuk ndalet, edhe një “dopietë” tjetër me fanellën e Mariehamn MARIEHAMN – FC LAHTI 2:2(A. Ademi 61', 71')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 9 септември 2020 г.

Goli i dytë i Ademit ishte një kryevepër e futbollistit të kombëtares shpresa të Shqipërisë, i cili me plotë të drejtë mund të llogaritet si një e ardhme e futbollit shqiptarë dhe kombëtares “kuqezi”.

Ndryshe falë “dopietës” ndaj Lahti, Ademi tashmë numëron 12 hgola në 13 javë, duke kryesirar i vetëm listën e golashënuesve, me 3 gola më shumë se bashkëlojtari i Ferhan Hasanit te Helsinku, Riski.

Ademi gjithashtu ka asituar edhe 3 herë, ndërkohë që pak ditë më parë u zgjodh lojtari i muajit gusht në Finlandë.

Leave a Reply