Ekipi kombëtar i Shqipërisë është një ndër skuadrat e rralla që nuk ka hyrë në fletoren e shënimeve të Kristiano Ronaldos, i cili mbrëmë falë dopietës në ndeshjen ndaj Suedisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, arriti që të tejkalojë shifrën e 100 golave me fanellën e Kombëtares së Portugalisë.
Kështu Ronaldo u bë vetëm futbollisti i dytë në botë që i shënon 100 apo më tepër gola për kombëtaren e vet, duke rrezikuar tashmë të parin në këtë listë,
Ali Daei, i cili me Kombëtaren e Iranit numëron plotë 109 gola.
Në përgjithësi, Ronaldo u ka shënuar të paktën një herë 41 kombëtareve të ndryshme, por jo edhe Shqipërisë.
Madje, “kuqezinjtë” bëjnë pjesë në mesin e kombëtareve të fuqishme që sulmuesi i Juventusit ka dështuar t’iu shënojë gol.
Kundërshtarët me të cilët Ronaldo është përballur të paktën tri herë dhe nuk u ka shënuar gol janë: Shqipëria (4 ndeshje), Franca (4 ndeshje), Gjermania (4 ndeshje), Brazili (3 ndeshje) dhe Anglia (3 ndeshje).
KRISTIANO RONALDO 101 GOLA ME PORTUGALINË, ASNJË NDAJ SHQIPËRISË….Kundërshtarët me të cilët Ronaldo është përballur…
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 9 септември 2020 г.
Ronaldo është përballur me Shqipërinë në katër ndeshje, një miqësore dhe tri garuese, në kualifikime për Kupën e Botës dhe për Kampionatin Europian.
Për herë të parë, Ronaldo u përball me Shqipërinë në vitin 2003, në një ndeshje miqësore që Portugalia e fitoi 5:3 në Lisbonë.
Takimi i rradhës ishte ai i vitit 2008, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “2010” që ishte mbyllur pa fitues.
Më pas, Ronaldo dhe Shqipëria u përballen në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë, në ndeshjen e kthimit në kualifikime për Kupën e Botës në vitin 2009. Porgualia atë kohë shënonte fitore 2:1, falë golave të shënuar Hugo Almedia dhe Bruno Alvesh.
Ndërkohë për herë të fundit që Ronaldo luajti kundër Shqipërisë ishte viti 2015-të, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016-të.
“Luzitanët” kishin shënuar fitore minimale 1:0, ndërsa golin e vetëm në “Elbasan Arena” e kishte shënuar Fernando Santos. Edhe në këtë ndeshje, njëjtë sikur në të 3 ndeshjet tjera kundër Shqipërisë, Ronaldo ishte titullarë, mirëpo pa mundur të tund rrjetën “kuqezi”.