7 gola brenda një muaji, Ademi me plotë të drejtë shpallet më i miri i gushtit në “Veikausliga”

Sulmuesi shqiptar, Albion Ademi i ka mahnitur të gjithë me formën e tij të shkëlqyer në Finlandë, ku në 7 ndeshje të zhvilluara gjatë muajit gusht, ka shënuar po aq gola me fanellën e Mariehamn.

Sulmuesi 21-vjeçar po tregon një formë të jashtëzakonshme, teksa po ndihmon së tepërmi ekipin me golat e tij. E gjithë kjo ka bërë që Ademi të zgjidhet si lojtari më i mirë i muajit gusht në elitën e futbollit në Finlandë.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare përmes profilit në “facebook”, ku ka përzgjedhur edhe disa nga golat e sulmuesit shqiptarë, i cili për shkak formës së mirë që gëzon, nuk u lejua nga klubi i tij Mariehamn që të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.

Albion Ademi elokuun pelaajaksi

Veikkausliigan elokuun pelaajaksi on valittu IFK Mariehamnin laitahyökkääjä Albion Ademi! Täksi kaudeksi Ahvenanmaalle siirtynyt Ademi iski elokuussa peräti seitsemän maalia seitsemässä pelaamassaan ottelussa.Veikkausliiga jatkuu lyhyen maajoukkuetauon jälkeen seuraavilla otteluilla:Keskiviikko 9.9.18.30 FC Honka – Ilves18.30 IFK Mariehamn – FC Lahti18.30 KuPS – RoPS18.30 SJK – FC Inter18.30 TPS – FC HakaTorstai 10.9.18.30 HIFK – HJK

Публикувахте от Veikkausliiga в Понеделник, 7 септември 2020 г.

Skuadra e vetme ndaj së cilës ka luajtur gjatë muajit gusht, e që ka shpëtuar pa i shënuar Ademi, është skuadra e TPS Turku, ndaj së cilës Mariehamn kishte regjistruar fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Makrillos, ndërsa Ademi kishte luajtur rolin e asistuesit.

Ndryshe Ademi në 12 ndeshjet e para të sezonit 2020/2021 në elitën e futbollit finlandez, numëron 10 gola, duke udhëhequr listën e golashënuesve para sulmuesit të Helsinkit, Riski, që ka 9 gola të shënuar.

Leave a Reply