Gjilani edhe zyrtarisht ka bërë për vete mbrojtësin kroat, Ivan Fustar, transmeton “infOSport.mk”. 31 vjeçari i lindur në Split të Kroacisë, te Gjilani vjen pas aventurës dy vjeçare që e pati në Qipro me skuadrën Nea Salamis.
Ai gjithashtu karrierë kishte bërë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi, te e cila ishte transferuar janarin e vitit 2018-të nga rradhët e skuadrës shqiptare të Kamzës.
Ivan Fustar përveç aventurave të ndryshme jashta vendlindjes, ai gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlenë të ceket ajo në Superligën kroate tek Slaven Belupo, nga e cila verën e vitit 2015-të për herë të parë kishte zbarkuar në Shqipëri, duke nënshkruar me Flamurtarin e Vlorës, ndërkohë në vendlindjen e tij, gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si, Shibenik, Solin, Zadar, Dugopolje dhe RNK Split.
Fustar, i gjatë 1.87 metra njihet për lojën e tij në ajër, ku pritet të jetë edhe një “armë” shtesë e kryetrajnerit Gentjan Mezani në mbrojtjen “kuq e bardh” të Gjilanit, për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.