Edhe pse jemi në kohë pandemie, kur e gjithë Bota merret me numrin e të infektuarve, apo edhe të vdekurve nga “Covid 19”, megjithatë futbolli dhe dashuria për këtë sport, si duket tejkalon gjithçka.
Rasti më i freskët ka të bëjë me Lionel Messin, futbollistin më të mirë në Botë, emri i të cilit gjatë muajit të fundit ka qenë më i kërkuari në “Google”, duke lënë pas vetes edhe fjalën më të përdorur të kësaj kohe “koronavirus”.
Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë “Google”, sipas të cilit emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër.
Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” janë shtuar edhe më shumë, që në momentin kur futbollisti argjentinas përdori këtë të fundit për të njoftuar Barcelonën se ka ndërmend të ndërpresë kontratën.