Gledi Mici bëhet pjesë e Prishtinës, ja për sa vite ka nënshkruar

Pas Superligës shqiptare dhe Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, Gledi Mici, do të provojë veten edhe në futbollin kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, ish futbollisti i Shkëndijës  pritet të veshë fanellën e Prishtinës, me të cilën skuadër, sipas “Gazeta Olle”, Mici ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Mici te Prishtina do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës te Skënderbeu, Sabien Lilajn, i cili ditë më parë u prezantua te skuadra nga kryeqendra kosovare.

Të dy futbollistët ishin në planet e Partizanit për t’u transferuar gjatë merkatos verore, por përgjigjia refuzuese e CAS-it për t’i hapur merkaton të kuqve nga Tirana për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit detyroi të dy lojtarët të firmosnin me një tjetër klub.

Ish dyshja e Skënderbeut tashmë do provojë veten në futbollin kosovar, aty ku së fundmi po zbarkojnë shumë futbollistë nga Shqipëria.

Leave a Reply