Struga Trim Lum pësoi disfatë 2:1 në miqësoren e zhvilluar sot në Strugë përballë Partizanit të Tiranës, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë përballje të dy trajnerët shfrytëzuan mundësinë për të provuar gjithë futbollistët që kanë në disponim, ndërsa në fund më të suksesshëm dolën futbollistët nga Tirana, që punën e tyre e kryejtën gjatë pjesës së parë.
Llanaj në minutën e 24-të shënoi golin e parë për Partizanin, derisa Bardhi dyfishoi rezultatin në 2:0.
Super goli i Marjan Altiparmakovskit ndaj Partizanit të Tiranës
Super goli i Marjan Altiparmakovskit ndaj Partizanit të Tiranës STRUGA TRIM LUM – PARTIZANI 1:2
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 5 септември 2020 г.
fk
Ishte ky rezultati i 45 minutave të para, ndërsa në të dytën u shënua vetëm një gol, edhe atë nga ana e skuadrës vendase. Marjan Altiparmakovski pasi morri një top para zonës kundërshtare, fillimisht përfitoi hapësirën e duhur, që më pas me të majtën e tij të shënojë një super gol për rezultatin përfundimtarë, Struga Trim Lum 1, Partizani 2.
Në këtë ndeshje te Struga Trim Lum debutoi Bunjamin Shabani, i cili vite më parë ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. Ndërkohë debutimin e tij me fanellën e skuadrës strugane duhet pritur Emir Skenderi, i cili vuan nga lëndim.