Moldavia – Kosova sonte drejtëpërdrejtë në RTK

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet në skenë pas shumë muajve mungesë për shkak të pandemisë Covid-19. “Dardanët” sonte do të zbresin në fushën e stadiumit “Ennio Tardini” në Parma, ku do të përballen me Moldavinë, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, ndeshje e cila fillon në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Është kjo ndeshja e parë nga gjithsej dy, që përfaqësuesja kosovare do ti zhvillojë gjatë këtij muaji, e që seleksionuesit Bernard Çallandes do i shërbejnë për ta bërë sa më kompakt ekipin para ndeshjes tejet të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut në tetor, e vlefshme për gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Ligës së Kombeve.

Para ndeshjes me Moldavinë përzgjedhësi Çallandes ka pasur probleme në ndërtimin e skuadrës, kjo pasi disa futbollistë nuk kanë mundur t’i bashkohen Kosovës, derisa 7 të tjerë iu bashkuan ekipit vetëm në Itali për shkak të ndalesës që ua bën autoritetet e shteteve nga vijnë për hyrje në Kosovë për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Kosova llogaritet favorite në duelin e sotëm me Moldavinë, të cilët ndeshjen si vendas e luajnë në Itali për shkak se shteti i tyre nuk e ka pranuar ende pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply