Skuadra e njohur angleze e Mançester Junajted ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit holandez, Doni Van De Bek nga rradhët e Ajaksit.
“Djajtë e Kuq” për shërbimet e Vand De Bek shpenzuan rreth 45 milionë euro, duke bërë një ndër afrimet më të bujshme në këtë merkato.
Mirëpo edhe përkundër këtij mega transferimi, “Djajtë e Kuq” bënë një njoftim shumë të thjeshtë: “Çkemi të gjithëve. Shpresoj të jeni mirë. Thjesht po njoftojmë afrimin e Van De Bekut”, – ishte postimi i klubit anglez në rrjetet sociale.
Hi everyone,
Hope you're well.
Just announcing @Donny_Beek6.
Regards, @ManUtd. pic.twitter.com/Exq6b2M5jy
— Manchester United (@ManUtd) September 2, 2020
Ndryshe Van De Bek është një fëmijë i Ajaksit, për të cilën skuadër ka zhvilluar gjithsej 175 ndeshje, duke regjistruar edhe 41 gola dhe 34 asistime, shifra vërtetë këto të kënaqshme për një mesfushorë vetëm 23-vjeçar.