Pelisteri të mërkurën në Ohër ka zhvilluar një miqësore me Partizanin e Tiranës, skuadër kjo që në vendin tonë po kryen fazën e përgatitjeve në prag të sezonit të ri në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Atina Bojaxhi” në Ohër u mbyll me shifrat 1:1. Të parët që kaluan në epërsi ishin futbollistët nga Tirana, që shënuan me anë të Solomon, ndërsa golin e barazimit për Pelisterin e realizoi ish futbollisti i Shkëndijës, Aldair Sapalo Amaro Neto.
Për Partizanin e Tiranës ishte kjo ndeshja e dytë e zhvilluar në Ohër, pas asaj ndaj Pogradecit, (1:0), ndërkohë të shtunën kjo skuadër do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë, kësaj rradhe ndaj Struga Trim Lum.