“Serie A” ka publikuar orarin e ndeshjeve për sezonin e ri garues 2020/2021, transmeton “infOSport.mk”. Shorti i hedhur sot na solli përballje mjaft interesante që në start, me javën e parë që vuri përballë Lacion me Atalantën, Juventusin me Sampdroian, Parmën me Napolin dhe Veronën me Romën.
Sezoni i ri në Serie A pritet të nis më 19 dhe 20 shtator, ndërsa është planifikuar të përfundojë me 23 maj të vitit 2021.
Plotë 6 xhiro do të zhvillohen në mesjavë, edhe atë 16 dhe 23 dhjetor, 6 janari, 2 shkurt, 21 prill dhe 12 maj.
Pushimet për t’i lënë hapësirë ndeshjeve të Kombëtareve do të jenë më 11 tetor, 15 nëntor dhe 28 mars.
Për shkak se sezoni nis me vonesë, nuk do të ketë pushim të zgjatur dimëror, prandaj ai do të jetë nga 24 dhjetori deri më 2 janar.
Derbi i parë i sezonit të ri, ai mes skuadrave nga Milano, Inter-Milan, do të zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt, kur njëkohësisht do të përballen edhe Napoli i Amir Rrahmanit dhe Atalantës së Berat Xhimshitit.