Tirana së bashku me ekipin bullgar të Ludogoretsit ishin dy ekipet e shortuara që u kualifikuan drejtëpërdrejtë në fazën “play off” të Liga Europa, pa e luajtur turin e tretë kualifikues.
Në pamje të parë, mendohej se bardheblutë do të përfitonin me kaq fat edhe 280 mijë euro që ofron turi i tretë dhe si shtesë do të merret edhe fondi i fazën “play off”.
Mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi UEFA ka saktësuar se të dyja klubet që nuk do të luajnë në turin e tretë të Liga Europa, nuk do t’i përfitojnë edhe nga 280 mijë euro shtesë.
Kësisoj, Tirana mbetet në kuotën e 800 mijë eurove të fituara, përfshirë këtu edhe 300 mijë euro për fazën “play off”.