Struga Trim Lum cakton miqësore me Partizanin e Tiranës

Pauzën në kampionat për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë, Struga Trim Lum do ta shfrytëzojë  me zhvillimin e një miqësore me skuadrën e njohur shqiptare të Partizanit nga Tirana, njofton “infOSport.mk”.

“Demat e Kuq” nga Tirana tashmë një javë po qëndrojnë në Ohër, aty ku po zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve në prag të sezonit të ri në Superligën shqiptare, që starton me 12 shtator. Ndeshjen e parë Partizanit do ta zhvillojë kundër Kastriotit si mysafir, ndërsa deri para këtij takimi, trajneri Ilir Daja përmes ndeshjeve miqësore ka arritur të përfitojë fotografinë e skuadrës, me të cilën do të luaj në kampionatin shqiptarë.

Kujtojmë Partizani ka zhvilluar 4 ndeshje miqësore, duke regjistruar dy fitore (1:0 kundër Pogradecit, 2:0 kundër Partizanit B), një barazim (1:1 kundër Korabit) dhe një disfatë (0:1 kundër Egnatia). Nesër Partizani kundër Pelisterit do të zhvillojë miqësoren e 5-të, ndërsa ndeshja kundër Struga Trim Lum pritet të jetë e fundit nga miqësoret që ka paraparë skuadra nga kryeqendra shqiptare.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Partizanit të Tiranës do të zhvillohet të shtunën në stadiumin pranë liqenit në Strugë me fillim në ora 17:00

Leave a Reply