Me ndeshjet Sileksi – Renova (3:1) dhe Shkëndija – Boreci (1:1) edhe zyrtarisht është mbyllur java e katërt në elitën e futbollit vendor, pas së cilës pason një pauzë dy javore për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Sileksi edhe njëherë tjetër tregoi forcën e saj të vërtetë, teksa sot me përmbysje mundi Renovën e Bujar Islamit. Me këtë fitore Sileksi vazhdoi të mbajë pozitën e parë në renditje, së bashku me FC Shkupin, skuadër kjo që gjithashtu dje realizoi fitoren e 3-të në kampionat.
Ne cilen pozite ndodhet skuadra e juaj e zemres ❓❓❓
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.
Pas tyre ka ngecur Shkëndija, që sot ndau pikët me Borecin.
Pas kësaj treshe, Makedonija GJ.P renditet në pozitën e katërt me 6 pikë, për të vijuar më pas 4 skuadra me nga 5 pikë, Rabotniçki, Renova, Pelisteri dhe Boreci.
Pozita e 9-të është e rezervuar për Strua Trim Lum me 4 pikë, po aq sa ka edhe Vardari në pozitën e 10-të. Akademia Pandev që realizoi fitoren e parë këtë xhiro, renditet në pozitën e parafundit me 3 pikë, ndërkohë Bellasica vazhdon të jetë skuadra e vetme pa asnjë fitore të vetme.