Skuadrës kampione të Shqipërisë, Tiranës i ka buzëqeshur fati në shortin për ndeshjet eliminatore të Liga Europ, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare ka kakuar në ndeshjet e “play-off”, duke shmangur kështu ndeshjet e turit të tretë të Liga Europa.
Në mesin e 10 skuadrave si Ludogorets, Selltik, Legia Varshavë, Sherif Tiraspol, CFR Kluzh, Suduva, Sarajevo, Klaksvik, Celje dhe Tirana, dy prej tyre përfitonin kalimin e turit dhe “bardheblutë” e Tiranës së bashku edhe me bullgarët e Ludogorets ishin me fat.
Që të dyja këto skuadra tani kanë shansin të shkojnë në grupet e Liga Europa me një finale të fundit.