Demir Imeri ka debutuar me gol me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, njofton “infOSport.mk”. Kërçovari shënoi në miqësoren ndaj Erzenit, ndaj së cilës skuadër Vllaznia shënoi fitore 2:1.
Herald Marku shënoi golin e parë të këtij takimi, kur në minutën e 10-të nga pika e bardhë realizoi për 1:0, ndërkohë Imeri golin e tij të parë me fanellën e skuadrës shkodrane e realizoi në minutën e 28-të. Golin e vetëm për skuadrën nga Shijaku e realizoi MarkoVanBasten Çema, futbollist ky që edicionin e kaluar luante me Kukësin.
“Jam i kënaqur me debutimin tim te Vllaznia e Shkodrës, një qytet ky me traditë të madhe në Shqipëri, që ndryshe njihet edhe si djep i futbollit. Ajo që më shtyu të pranojë ofertën e tyre, ishte edhe plani që kanë drejtuesit e kësaj skukadre, që ndryshe njihet si skuadra e dytë e Rijekës nga Kroacia” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Demir Imeri.