Milot Rashica është një nga emrat shqiptarë më të kërkuar në merkato, mirëpo një gjë e tillë nuk e ka shpërqëndruar futbollistin kosovar, i cili në miqësoren e sotme të Verder Bremenit kundër Sent Paulit shënoi një super gol, duke i siguruar fitoren skuadrës nga Bremeni, njofton “infOSport.mk”.
Milot Rashica shënoi në minutën e 43, me një goditje të fuqishme nga distanca, duke i bërë reklamën e duhur vetes për klubet që e kanë në fokus.