Gardiani i Prishtinës, Visar Bekaj ka pranuar ofertën e skuadrës kampione të Shqipërisë, Tiranës.
Lajmi u konfirmua nga të dyja klubet e dy kryeqendrave shqiptare. Ata një gjë të tillë konfirmuan përmes faqeve zyrtare, duke konfirmuar kështu lajmin që qarkulloi që nga orët e para të ditës së sotme.
Nga ana tjetër, Prishtina i uron fat kampionëve të Shqipërisë në Ligën e Europës.
Bekaj ishte piketuar prej kohësh nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili e dëshironte atë me çdo kusht në “Selman Stërmasi”.
Edhe pse transferimi i tij kërkoi pak kohë që të finalizohej, Bekaj prej sot edhe zyrtarisht mund të quhet një lojtar i ri i Tiranës.