Prishtina shpërthen “bombën”, nënshkruan me reprezentuesin shqiptarë

Skuadra e FC Prishtinës ka shpërthyer “bombën” sa i perkët merkatos në futbollin elitarë të Kosovës, përcjellë “infOSport.mk”. Skuadra nga kryeqendra kosovare siç raportojnë mediat atje, ka nënshkruar kontratë me reprezentuesin e Shqipërisë, Sabien Lilaj, emër ky që vite më parë lidhej edhe me një transferim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës.

Lilaj te Prishtina vjen nga rradhët e skuadrës izraelite të Ness Ziona, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që ai do të luaj në futbollin kosovar.

Ndryshe jashtë Shqipërisë, Lilaj e kishte provuar veten edhe në futbollin kroat, duke qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit dhe në Azerbejxhan, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Kabala.

Periudhën më të mirë Lilaj e kishte kaluar me Skënderbeun e Korçës, pjesë e së cilës skuadër kishte qenë për 6 vite të plota, duke zhvilluar 207 ndeshje dhe duke realizuar 26 gola. Ai me këtë skuadër kishte luajtur edhe në ndeshjet e Liga Europa, aty ku kishte zhvilluar gjithsej 29 ndeshje, ndërsa edhe 12 ndeshje kishte regjistruar në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, transmeton “infOSport.mk”.

Përveç me Skënderbeun, 31-vjeçari Sabien Lilaj në Shqipëri kishte luajtur edhe me Kukësin dhe Tiranën, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij futbollistike.

Leave a Reply