Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski dhe kapiteni David Babunski kanë folur para gazetarëve në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes me Spanjës, që do ta luajnë sonte në Kampionatin Evropian për të rinjë që startoi dje në Poloni.
“Ne jemi në mesin e 12 përfaqësueseve më të mirë në Evropë dhe kemi të drejtë të jemi krenar për këtë gjë. Në këtë kampionat Evropian nuk kemi presion, mirëpo do të sillemi të kujdesshëm dhe me përgjegjësi. Futbollistët janë përgatitur mirë dhe i sigurt jamë se do të japing gjithçka nga vetja”, është shprehur seleksionuesi Milevski.
Pas seleksionuesit, para mediave u shpreh edhe kapiteni i Shpresave David Babunski.
“Jemi krenar që do të luajmë në këtë kampionat. Me të vërtet jemi të lumtur, për shkak se pikërisht ne e shkruajmë historinë e Maqedonisë. Është fakt se fituam grupën më vështirë në këtë kampionat, por ajo është një motiv shtesë për ne. Në letër ndoshta kundërshtari është favorit, mirëpo në terren vërtetohet kualitateti. Në fushë ne do të mundohemi të tregojmë se sa vlejmë”, ka thënë kapiteni Babunski.
Takimi ndërmjet Shpresave të Maqedonisë dhe Spanjës do të luhet sonte në Gdinja të Polonisë me fillim në orën 20:45.