Bernard Challandes do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës deri në vitin 2022. Marrëveshja e re është arritur sot në takimin që presidenti i FFK-së Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, me palët që janë dakorduar që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet.
Kontrata e re është për periudhën 2020-2022. Marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020. Në anën tjetër edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja.
Tani përfaqësuesja e Kosovës përqendrimi e kthen tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë.