Ndeshja midis Makabi Haifa dhe Zheleznjiçar, e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Liga Europa, është anuluar. Ndeshja në fjalë duheshe të zhvillohet sonte, ndërsa e njëjta është anuluar, për shkak rasteve me koronavirus te ekipi boshnjak.
Makabi Haifa dhe Zheleznjiçari në njoftimet e tyre, thanë se ndeshja ishte shtyrë nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit.
“5 futbollistë te ekipi i Zhelezniçar janë infektuar. Ata u identifikuan gjatë testimit të djeshëm në kuadër të protokollit shëndetësor të UEFA-s. Kishte njerëz të infektuar në atë ekip para udhëtimit”, shkruhet në njoftim.
Klubi boshnjak deklaroi se tek të infektuarit nuk kanë vërejtur asnjë simptom. Vendimi për një datë të re ose regjistrimin e ndeshjes me rezultatin zyrtar do të merret nga UEFA.
Kujtojmë me probleme të ngjashme ishin përballur edhe klubet kosovare, Prishtina dhe Drita.