Super paraqitjet me Pelisterin bënë që Fazliu të grumbullohet te U21 e Maqedonisë!

Lavdrim Fazliu po kalon momente shumë të mira te Pelisteri, ndërsa kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga seleksionuesi i Maqedonisë U21, Bllagoja Milevski, i cili ka vendosur ta ftojë talentin shkupjan për dy ndeshjet eliminatore të shtatorit kundër Spanjës dhe Ishujve Faroe, njofton “infOSport.mk”.

Fazliu në të kaluarën ishte edhe pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë, duke debutuar me fanellën “kuqezi” nëntorin e vitit 2018-të kundër Maltës në miqësore.

Mirëpo një ftesë tjetër nga ana e Alban Bushit, seleksionuesit të Shqipërisë U21 mungoi, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan nga ekipi kombëtarë i Maqedonisë U21, që vendosën të ftojnë dhe të shfrytëzojnë formën e shkëlqyer të Lavdrim Fazliut, i cili në këtë mënyrë për herë të parë do të luaj për ngjyrat “verdhekuq”.

Fazliu e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri me fanellën e Pelisterit, duke qenë një ndër futbollistët më të mirë në 3 xhirot e para te skuadra nga Qyteti i Alfabetit, duke realizuar madje edhe golin debutues në ndeshjen e javës së dytë kundër Sileksit.

Goli i Lavdrim Fazliut ndaj Sileksit

Goli i Lavdrim Fazliut ndaj Sileksit SILEKSI – PELISTERI 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 14 август 2020 г.

Lavdi

Leave a Reply