Albion Ademi po vazhdon shkëlqimin e tij në kampionatin finalandez. Futbollisti kosovar që është pjesë e skuadrës së Mariehamn, të mërkurën ndihmoi skuadrën e tij me dy gola të tjerë, duke e çuar numrin e golave të shënuar këtë edicion në 9-të, njofton “infOSport.mk”.
Ademi 2 golat e tij të fundit i realizoi kundër skuadrës së Rovaniemi, ndaj së cilës Mariehamn shënoi fitore 4:0.
Golin e tij të parë në këtë përballje, Ademi e realizoi në minutën e 38-të, kur shënoi nga pika e bardhë, ndërsa të dytin personal, e realizoi në minutën e 71-të, kur edhe vendosi rezultatin final të këtij takimi, transmeton “infOSport.mk”.
Falë kësaj fitore, Mariehamn me 17 pikë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë vetë Ademi është lider në listën e golashënuesve me 9 gola, një më shumë se sulmuesi i Inter Turku, Furuholm.