Shkëndija për në Liga Europa përfshin edhe dy talentët, Behar Feta dhe Xhemil Jahiji

Shkëndija sot ka udhëtuar për në Azerbejxhan, aty ku nesër me fillim në ora 18:00 do të përballet me ekipin e Sumgait në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e futbollistëve të federuar për ndeshjet e Liga Europa, bien në sy emrat e dy futbollistëve 17-vjeçar, Behar Feta dhe Xhemil Jahiji.

Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjta, ajo që grumbullohej edhe për ndeshjet kampionale, përfshirë këtu edhe përforcimin e fundit nga Shqipëria, Bruno Dita.

Leave a Reply