Shkëndija e Tetovës të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë europiane, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën azere të Sumgait, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “kuqezi” nga Tetova llogaritet si favoritë në letër, mirëpo një gjë të tillë do të duhet të dëshmojë edhe në fushën e blertë.
Ndërkohë një lajm i mirë për gjithë tifozët e Shkëndijës, të cilët ndeshjen në fjalë do të mund ta ndjekin në në kanalin Super Sport të platformës Digitalb.
Ndeshja Sumgait-Shkëndija në program është të enjten (27 gusht) me fillim në ora 18:00, orar ky në të cilin do të luajnë edhe dy skuadrat tjera përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi dhe Renova.