Sedat Berisha do të luaj sërish në Superligën e Kosovës. Mbrojtësi shkupjan ka arritur marrëveshje me skuadrën e Trepça ’89 nga Mitrovica. Për 30-vjeçarin Berisha do të jetë kjo eksperienca e dytë në futbollin kosovar, ku më parë kishte luajtur me Dritën e Gjilanit, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë së fundmi Berisha ishte pjesë e Struga Trim Lum në futbollin vendor, ku gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat, si: FC Shkupi, Milano, Shkëndija, Metalurgu.
Sedat Berisha transferimin e tij të parë jashtë vendlindjes e kishte bërë gjatë vitit 2015-të, kur ishte transferuar te skuadra turke e Bursaspor, në vitin 2016-të ai pati një eksperiencë të shkurtër edhe në Kuvajt me skuadrën e Al Jahra, ndërkohë në vitin 2018-të ishte transferuar në Shqipëri, duke luajtur me Vllazninë e Shkodrës dhe Tiranën.