Pas një aventurë jo fort pozitive në kampionatin francez, me skuadrën e Le Mansh, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli është rikthyer në Itali, teksa është transferuar te skuadra e Salernitanës, që militon në “Serie B”.
27-vjeçari ishte në pronësi të Empolit, ndërkohë që së fundmi ka firmosur me skuadrën e tij të re deri në qershor të vitit 2020, teksa do të tentojë të rikthehet protagonist si dikur.