Struga Trim Lum ka bërë për vete mesfushorin kumanovar, Bunjamin Shabani, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë mësuam pak çaste më parë, ndërsa tashmë palët janë dakordiar për një bashkëpunim një vjeçar.
Shabani te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e skuadrës kampione të Kosovës, Dritës së Gjilanit, për të cilën skuadër zhvilloi 30 ndeshje.
Ndryshe momentet e tij më të mira i kishte kaluar me FC Shkupin, për të cilën skuadër në 45 ndeshje kishte realizuar 6 gola.
Ndryshe në futbollin vendor, përveç me FC Shkupin, Shabani, kishte luajtur edhe me Bashkimin, Milanon, Skopjen, Shkëndijën dhe Renovën, ndërkohë jashtë kufijve tanë, përveç Dritës kishte veshur edhe fanellën e Partizanit(Shqipëri), FC Oulun Pallo (Finlandë) dhe Shirak (Armeni).