Pelisteri sot barazoi pa gola 0:0 në ndeshjen kundër Rabotniçkit, e vlefshme për javën e tretë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Talenti shkupjan, Lavdrim Fazliu këtë ndeshje sërish e nisi si titullarë te Pelisteri, ndërsa shumë pak mungonte që i njëjti të luante rolin e heroit për të “Gjelbërit” nga Manastiri.
Lavdrim Fazliu mund të ishte hero i Pelisterit, por…
Lavdrim Fazliu mund të ishte hero i Pelisterit, por…
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.
Në një ndeshje ku vendasit më shumë e dëshironin fitoren, Fazliu në minutën e 49-të kishte një rast të qindtpërqindtë për të shënuar, mirëpo edhe pse i vetmuar para portës kundërshtare, nuk arriti të shënojë në rrjetën e Riste Jankov. Për Fazliun ishte kjo ndeshja e parë që e luajti ndaj ish skuadrës së tij, Rabotniçkit, nga e cila skuadër janarin e këtij viti u transferua te Pelisteri, transmeton “infOSport.mk”.
Për 20-vjeçarin Fazliu ishte kjo ndeshja e tretë me fanellën e skuadrës nga Qyteti i Alfabetit këtë edicion, ndërsa kujtojmë se javën e kaluar arriti që të shënojë golin debutues në ndeshjen me Sileksin.
Goli i Lavdrim Fazliut ndaj Sileksit
Goli i Lavdrim Fazliut ndaj Sileksit SILEKSI – PELISTERI 2:2
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 14 август 2020 г.