Bajerni i Munihut sonte në Lisbonë të Portugalisë iu gëzua trofeut të 6-të në Ligën e Kampionëve, pasi në finalen e madhe me rezultatin minimal 1:0 mundi Paris Sen Zhermenin, njofton “infOSport.mk”.
Kingsli Koman rezultoi të jetë hero i “bavarezëve”, që në këtë mënyrë e mbyllën në mënyrë fenomenale sezonin e sivjetëm në Ligën e Kampionëve, me 11 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Bajerni i Munihut avanson ne finalen e madhe te Lisbones
Bajerni i Munihut avanson ne finalen e madhe te LisbonesPSZH – BAJERN MUNIH 0:1(K. Koman 59')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.
Për herë të fundit Bajerni i Munihut në ligën më prestigjioze europiane kishte triumfuar në vitin 2013-të, ndërsa më herët klubi “bavarez” №1 në Europë ishte edhe në vitet 1974, 1975, 1976 dhe 2001.
Në këtë mënyrë Bajerni i Munihut u barazua me Liverpullin, sa u përket trofeve të fituar në Ligën e Kampionëve, që të dyja skuadrat nga 6 trofe, ndërsa para tyre mbeten vetëm Milani me 7 tituj dhe Reali i Madridit me 13-të.
Përveç kësaj Bajerni i Munihut këtë vit bashkoi të tre titujt e mundshëm, pasi më parë doli kampion në Bundesligë, ndërsa gjithashtu fitoi edhe kupën e Gjermanisë.
Bajern Munihu me meritë fitoi Ligën e Kampionëve 11 ndeshje11 fitore#BayernMunichChampion
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.