Bajerni i Munihut ka fituar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020, duke ngritur lartë këtë trofe për herë të 6-të në histori, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e Gjermanisë, sonte në finalen e madhe të zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë mundi Paris Sen Zhermenin, që shpresonte shumë në trofeun e parë të këtij kompeticioni.
Bajerni i Munihut shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të Kingsli Koman në minutën e 59-të, i cili mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Kimih nga e djathta.
Bajerni iMunihut për herë të fundit në Ligën e Kampionëve kishte triumfuar në vitin 2013-të, kur në finalen gjermane me shifrat 2:1 kishte mundur Borusia Dortmundin.
Bajerni i Munihut avanson ne finalen e madhe te Lisbones
Bajerni i Munihut avanson ne finalen e madhe te LisbonesPSZH – BAJERN MUNIH 0:1(K. Koman 59')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.