Korabi kthehet me fitore të madhe nga Tetova

Korabi ka shënuar një fitore të madhe në transfertën në Tetovë ndaj Teteksit në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. 2:0 triumfoi skuadra nga Dibra, e cila në këtë mënyrë  e nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri garues 2020/2021.

Ujkan Muça realizoi golin e parë për Korabin gjatë 45 minutave të para, ndërsa fitoren e dibranëve e konfirmoi Filip Aleksovski me golin e realizuar në pjesën e dytë.

Kujtojmë Aleksovski gjatë merkatos së verës erdhi nga rradhët e Makedonija GJ.P, duke bërë një debutim të mbarë me fanellën e Korabit, që me këtë fitore ndaj një skuadre solide siç është Teteksi, konfirmoi kanidaturën për një vend në Ligën e Parë Futbollistike.

LDFMV, derbi shqiptarë mbyllet me barazim, Gostivari barazon, fiton Veleshta

 

Leave a Reply